Arkiva e lajmeve
                   

SHKOLLA MULTIETNIKE E BASKETBOLLIT NË BUJANOC

2. shkurt 2010.

Dje në Bujanoc, kryetari i ,,Mini Basket shoqatës” Rade Giorgijevski, qendrës sportive ,,Mladost” i dhuroi dy konstruksione ndihmëse për mini basket dhe 20 topa. Këto pajisje do t'i shfrytëzojë shkolla e basketit për më të rinjë në të cilën hapat e parë të basketbollit do t'i mësojnë së bashku fëmijët serbë, shqipëtarë dhe romë.

Në këtë manifestim mori pjesë edhe kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Milan Markoviq. Ai theksoi se këtë vitë Trupi Koordinues do të mbështesë aktivitetet multietnike të fëmijëve  dhe rinisë në Serbinë jugore. Ministri Markoviq potencoi se pikërisht ky projekt i shkollës multietnike të basketbollit është në harmoni me prioritetet e Trupit Koordinues dhe paralajmëroi se edhe vitet e ardhshme do të përpjeket që Bujanoci të ketë një ekipë të basketbollit në të cilin së bashku do të luajnë Shqipëtarët, Serbët dhe Romët. Në fundë të këtijë manifestimi, kryetari i Trupit koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Milan Markoviq hodhi topin lartë për fillimin e lojës reviale në mes të klubit Basketbollistik Serb ,,BSK Junior” dhe Klubit Basketbollistik Shqipëtarë ,,Elita” ku me këtë rastë u formuan dy ekipe të përziera.

Federata Basketbollistike e Serbisë i dhuroi nga gjashtë topa të basketbollit edhe shkollave fillore ,,Branko Radiqevi” dhe ,,Naim Frashëri” nga Bujanoci dhe ,,Muharrem Kadriu” nga Tënoci i madh.