Arkiva e lajmeve
                   

SHKOLLA E GJUHËS SERBE PËR NXËNËSIT E SHKOLLËS FILLORE „DESANKA MAKSIMOCIQ“ NË BILAÇ

24. dhjetor 2013.

Për nxënësit prej klasës pestë deri në të klasën e tetë të shkollës fillore në Bilaç (komuna e Bujanocit), Shërbimi i Trupit Koordinues do të organizojë orë falas të gjuhës serbe. Orët e gjuhës janë pjesë të projektit “Shkolla e gjuhës serbe për nxënësit e komunitetit shqiptar” , i cili projekt realizohet për të dytin vit me ndihmën e ambasadës të Britanisë së Madhe. Të shtunën më datë 21.12.2013, nxënësit e shkollës fillore “Desanka Maksimoviq”  kanë kaluar testin me të cilin test kanë vërtetuar njohurit e tyre të gjuhës serbe.  Bazuar në njohurit që i kanë treguar nxënësit do të ndahen në grupe. Orët e gjuhës serbe do të mbahen dy herë në javë, të hënave dhe të premteve, në hapësirat e bashkësisë lokale. Për mësimin e gjuhës do të jenë përgjegjës profesorët e gjuhës serbe ndërsa në për këtë do të ju ndihmojnë asistentët e bashkësisë lokale.

Mësimi i gjuhës serbe për nxënësit e shkollës fillore e ka ndihmuar shoqata “Dituria” nga fshati Bilaç, anëtarët e të cilës janë arsimtarë në shkollë.

Realizimi i orëve të gjuhës serbe do të filloj më 20 janar të vitit 2014. Nxënësit e shkollës do të njoftohen për  orarin e mësimit në faqen e internetit të Trupit koordinues dhe në tabelën e shpalljeve në shkollën fillore “Desanka Maksimoviq”.

Orët e gjuhës serbe do të zgjasin deri në prill të vitit 2014.

Grupet e pjesëmarrësve mund ti merrni këtu

Burimi: Trupi Koordinues