Arkiva e lajmeve
                   

SHKOLLA E GJUHËS SERBE - 20.11.2013.

20. nëntor 2013.

Shërbimi i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me ndihmën financiare të Ambasadës  Britanisë së Madhe, edhe këtë vit realizon Shkollën e gjuhës serbe për të rinjët e komunitetit shqiptar nga Presheva dhe Bujanoci.

Ky është viti i dytë që Shërbimi i Trupit Koordinues organizon Shkollën e gjuhës serbe, qëllimi i të cilës është përvetësimi dhe përmirësimi i njohurive të gjuhës serbe te pjesëtarët e komunitetit shqiptar.

Numri i kandidatëve të cilët kanë shprehur interesim për mbajtjen e orëve të gjuhës serbe është shumë më i madh se sa është pritur, ku Shkollën e gjuhës serbe e ndjekin mbi 250 të rinjë, me profile të ndryshme arsimore. Përveç numrit të madh të nxënësve të shkollave të mesme, Shkollën e gjuhës serbe e ndjekin edhe studentët e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc, institucioneve tjera të larta arsimore, praktikantë dhe të punësuarit në administratat lokale dhe studentët e diplomuar të cilët mendojnë që me mësimin e gjuhës serbe mund të vijnë më lehtë deri te punësimi.

Orët e Shkollës së gjuhës serbe organizohen çdo vikend, dy herë në javë. Për ligjërim janë të angazhuara tri profesoresha të gjuhës serbe nga Nishi, si dhe asistentët të komunitetit shqiptar të cilët i ndihmojnë në mësimdhënie.

Shkolla gjuhës serbe ka filluar në tetor të vitit 2013 dhe do të zgjat deri në prill të vitit 2014.