Arkiva e lajmeve
                   

SHKEMBIJADA NË KËRSHEVICË NGA 26 GUSHTI

22. gusht 2022.

Bujanoc - Beograd - Manifestimi tradicional ndërkombëtar "Shkembijada" do të mbahet për të 15-tën herë nga 26 deri më 28 gusht në pllaton përballë lokalitetit arkeologjik "Kale" në fshatin Kërshevicë afër Bujanocit.
 
Sipas njoftimit të organizatorëve, eventi i sivjetshëm kulinario-turistik do të shoqërohet me një program të pasur muzikor dhe argëtues.
 
Pjesa garuese dhe përgatitja e gjellës së shkembijadës do të mbahet të dielën e datës 28 gusht nga ora 08:00 deri në 13:00 dhe më pas do të shpallet fituesi.
 
“Në fund të programit, të pranishmit do të kenë mundësi  të shërbehen me specijalitetet nga shkembijada”, thonë organizatorët.
 
Organizatorë të 15-të “Škembijada” janë Komuna e Bujanocit, Organizata turistike e Bujanocit, Shoqata për ruajtjen e traditave të fshatit “Shkembijada Kale-Kërshevicë” dhe pushteti lokal i Kërshevicës.
Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në konkurs mund të regjistrohen në numrin e telefonit 063/8626600.
 
Burimi: Bujanovacke dhe Trupi koordinues