Arkiva e lajmeve
                   

SHKA “SOKO”: FOLKLORI ËSHTË MË SHUMË SE VALLJA

9. shkurt 2016.

Bujanoc – Edhe pse shoqëria artistiko-kulturore “Soko” nga Bujanoci, bien në llojin e shoqërive më të reja në territorin e jugut të Serbisë, ka arritur që për vetëm dy vite e gjysmë të egzistimit dhe punës të realizoj rezultate të mëdha.

Folkloristët nga jugu i Serbisë kanë filluar punën në mënyrë të zakonshme, me mjete të vogla meteriale, mirëpo me shumë dashuri dhe entuizazëm.

SHKA „Soko”është themeluar në vitin 2013 në iniciativën e kryetarit të shoqërisë dhe kereografit kryesor, Nenad Mitiqit. Shumë shpejtë janë krijuar ekipet të cilat në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc kanë filluar në mënyrë të zellshme që të ushtrojnë.

“Në repertuarin tonë kemi 10 kereografë të cilët mbulojnë tërë territorin e Serbisë, mirëpo edhe në në disa ish-republikat jugosllave. Kemi arritur që për një kohë relative të shkurtë të ushtrojmë të gjitha shfaqjet dhe kemi nisur shfaqjen e tyre”, tha Nenad Mitiq.

SHKA “Soko” ka marrë pjesë në shumë festivale në tërë Serbinë, mirëpo edhe jasht kufijve të saj, ndërsa momentalisht numëron rreth 180 antarë, të cilët janë të renditur në katër kategori.

“Në këto pjesëmarrje kemi arritur përvojë të çmueshme, mirëpo edhe shumë njohë të mira. Mendoj që kemi arritur që me dinjitet kemi përfaqësuar folklorin dhe traditat e këtij territori, si dhe të zgjërojmë artin e valleve popullore të jugut të Serbisë. Përpiqemi që me shfaqjet tona, me reprezentimin e kulturës së kësaj pjese dhe energjinë pozitive të justifikojmë slloganin e SHKA”Soko”, i cili thotë se “folklori nuk është lojë, ai është më shumë se loja”, thotë Nenad Mitiq.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues