Arkiva e lajmeve
                   

SHFAQJA TEATRALE „SHTËPIJA JONË“

4. gusht 2011.

Fundjavën e kaluar organizata The Future nga Tërrnoci i Madh për  qytetarët e Bujanocit ka paraqitur shfaqen teatrale „Shtëpia jonë 2“. Kjo shfaqje ështe vazhdim i pjesës së parë e cila para një muajit ishte paraqitur në Shtëpinë e kulturës Vuk Karaxhiq. Këtë herë,  të rinjt nga kjo organizatë vendosën që shfaqen ta paraqesin në ambijent të hapur në shëtitoren kryesore te Bujanocit, në mënyrë që të tërheqin më shumë shikues.

Shfaqja i ngjan asaj të mëparshmes ku protagonistë kryesorë janë anëtarët e familjes të cilët i sjellin telashe vetes dhe mundohem pastaj që të dalin nga telashet e tyre. Të gjitha vështirësitë  në të cilat kalojnë dhe mënyrat me të cilat mundohen ti zgjidhin problemet e tyre, regjisori dhe aktorët e paraqitën përmes kësaj komedije.

Një numër i madh i qytetarëve e shikuan pjesën teatrale „Shtëpia jonë 2“ dhe me një duartrokitje të madhe përkrahen aktorët e talentuar, duke mbetur në pritje të pjesës së trete.

Projektin e ndihmoi Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Sërbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.