Arkiva e lajmeve
                   

SHF “DESANKA MAKSIMOVIQ” E VETMJA SHKOLL MULTIETNIKE NË KOMUNËN E BUJANOCIT

16. janar 2012.

ShF “Desanka Maksimoviq” është e vetmja ne komunën e Bujanocit e cila zhvillon mësimin ne gjuhën serbe dhe shqipe. Shkolla është ndërtuar ne vitin 1936, a mësimi në gjuhën shqipe në vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar. Më shumë nxenës kishte ne fund të viteve shtatëdhjeta. Shkolla ka një paralele në Bilaç, ku nxënësit dhe mësimdhënësit mund të faliminderohen për kushtet e mira që i kanë për pune. Shkolla është renovuar në vitin 2003.

Drejtori Nazmi Nuhiu tha se ki institucion, për shkak karakterit multietnik që ka është shembull për shkollën.

Për shkak se mësimi mbahet në dy gjuhë, në gjuhën shqipe dhe serbe, shkolla jonë është shembull i mirë  për mardhenje ndëretnike. Mardhënjet ndërpersonale janë në nivel të lart për stafin, nxënësit dhe prindrit e tyre, thotë Nuhiu.

Shkolla nuk ka  sallë për edukat fizike si dhe kabinet për kimi, fizik dhe biologji.

“Kemi dëshir të kemi sallën për edukat fizike, në të cilën mund të mbahen edhe manifestime kulturore” , thotë drejtori dhe sai shton se vëmendje të veçant i përkushton punës të mësimdhensve. Për nxënësit e talentuar organizohen orë shtesë në mesim dhe punë në seksione.

Mësuesja Vesna Petroviq nga Vraja, e cila rreth gjashtë vite punon në këtë shkollë, vë në dukje përparsit e punës në mjedisin multietnik.
 
Puna në shkollë multietnike ka përparësi, sepse vjen depërtimi i dy kulturat. Serbët dhe shqiptarët kanë mundësi që ndërmjet veti të njihin me ndihmën e komunikimit të përditshëm dhe punës së përbashkët.Nxënësit kështu mësojn më shum për njëri tjetrin, ngjashmërit dhe ndryshimet e kulturave dhe adeteve,ndërsa e gjith si rezultat ka mirkuptimin e ndërsjellt në mes të dy popujve dhe jetës pa konflikte” tha ajo.

Nxënësja Kristina Trajkoviq thotë se çdo ditë  me kolegët shqiptarë shoqrohen.
Sigurisht unë shoqrona me nxënësit shqiptarë. Është e rëndësishme se  mes nesh nuk ka konflikt dhe mosmarrëveshje. Shpesh i ndihmojë ata për të shkruar në gjuhën serbe.

Nxënësi Valon Asllani konfirmoi fjalët e Kristinës
„Shoqrohemi dhe ndihmohemi në mes veti. Shumë mirë kam mësuar gjuhën serbe dhe skam dëgjuar se  kishte qenë ndonjëherë ndonjë problem. "

Pedagog i shkollës Xhevdet Shabani, i cili punon që nga viti 2005. në shkollë, thotë se deri më tani nuk ka pasur problemet ndëretnike:
Shkelqyeshem bashkëpunojmë me të gjithë këtu. Të gjithë mësuesit serbët dhe shqiptarët, kanë një zyrë   të përbashkët,ku ndajnë qëndrimet edukative dhe mendimet.