Arkiva e lajmeve
                   

SHF ”BRANKO RADICEVIC”: FËMIJËT DHE ARSIMTARËT E TYRE NGA VENDET E JASHTME JANË BEFASUAR ME BUJANOCIN

17. dhjetor 2019.

Bujanoc - Shkolla fillore Branko Radiceviq në Bujanoc pranoi dyzet nxënës fillorista dhe mësuesit e tyre nga Spanja, Polonia, Rumania dhe Turqia, me të cilët para së gjithash do të shoqërohen, por edhe për të zhvilluar kreativitet,  të mësojn gjuhë dhe të pasurojn njohuritë e tyre për kulturat e tjera,  të gjitha këto në kuadër të projektit „ Motivation III – 21st century students “ të menduar nga mësuesit e shkollës së Bujanocit.

Vizitorët nga jashtë u përshëndetën me krahë dhe zemrër të hapura me fjalët e drejtorit, Nenad Tasiq, i cili u tha atyre "është e trisht të gëzohemi vetëm, kështu që ju falënderojmë që erdhën sot në shkollën tonë për të ndarë këtë gëzim".

Me këto fjalë të mirëseardhjes, filloi puna në projektin të pranuar nga programi i Bashkimit Evropian “Erasmus +”, i cili sipas koordinatores të projektit, Maja Antiq Jovanov, profesoreshë e frëngjishtes në shkollën e Bujanocit, është një mirënjohje e madhe për shkollës fillore Branko Radiceviq dhe një mundësi fenomenale për nxënësit. Qëllimi është ndërtimi i njohjes ndërkombëtare të shkollës dhe aftësive ndërkulturore të mësuesve, zhvillimi i strategjive krijuese, ballafaqimi me multikulturalizmëm në klasë dhe rritja e motivimit të nxënësve të grupeve të pakicave.

Projekti përfshin nxënësit të klasëve të larta me një gamë të gjerë interesash, krijimtarie dhe afiniteti për gjuhët e huaja.

"Projekti përfshin shkëmbimin e nxënësve dhe mësuesve midis shkollave nga vendet partnere. Do të duhen një vit e gjysmë, dhe qëllimi ynë është që të shkëmbejmë praktika dhe ide të mira, të forcojmë kompetencat gjuhësore si për nxënësit ashtu edhe për arsimtarët, dhe të gjitha punëtoritë që do ti zhvillojmë do të jenë në atë drejtim ”, tha profesoresha Antiq Jovanov.

Gjashtë nxënës dhe katër mësues nga secili vend do të kenë një punëtori për fotografinë, vetëbesimin dhe sigurinë e fëmijëve në Shkollën e Filmit të Animacionit në Vranjë (SHAF),  ndërsa në ditën e tretë është planifikuar  një qëndrim në qendrën e dimrit "Besna Kobila" .

Aty, të gjithë do të punojnë së bashku për të krijuar një lloj broshure në lidhje me këtë vizitë tre-ditore, duke përfunduar fazën e parë të projektit dhe mikëpritjen e shkollës së Bujanocit.

Se cfarë mikëpritësa janë Bujanocasit më së miri tregojnë fjalët e Ivone Dude, një mësuese nga Polonia, e cila gjithashtu foli për paragjykimet me të cilat ata filluan udhëtimin e tyre në Serbi.

Fëmijët, dhe veçanërisht prindërit e tyre, nuk e prisnin atë që gjetën këtu, ata janë të befasuar për të mirë. Kishte paragjykime të caktuara, dhe tani lirisht mund të them që fëmijët janë të lumtur që janë këtu. Nga kontakti i parë me Serbinë dhe Bujanocin, ne hasmi  vetëm  gjeste të këndshme, me mikpritje dhe vëmendje. Ne e ndiejmë atë, dhe fëmijët thonë se ndjehen si në shtëpi këtu në shkollën tuaj. Ata u thanë prindërve të tyre se ishte mirë, moti ishte i mirë, njerëzit ishin të mirë. Nga këndvështrimi i mësuesit, mund të them që nikoqirët tanë kanë bërë çdo përpjekje rreth organizimit, gjithcka ishte në nivel më të lartë dhe ne mund t'i kushtonim kujdes  angazhimit me  me fëmijët dhe për të krijuar bashkëpunim midis nesh, "tha Duda.

Të ftuarit u mirëpritën edhe nga kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, i cili priti mësuesit nga pjesëmarrës të projektit dhe kolegët e tyre nikoqir në kabinetin e tij.

Socializimi dhe puna së bashku do të rifillojë në prill, kur dhe është planifikuar grumbullimi në Rumani.

Burimi: Bujanovacke, Juzhne vesti dhe Trupi koordinues