Arkiva e lajmeve
                   

SHËRBIMI NACIONAL PËR PUNËSIM SHPALLË FTESA DHE KONKURSE PUBLIKE

21. shkurt 2018.

Shërbimi Nacional për Punësim ka shpallur gjithsej dhjetë ftesa/konkursa publik për qëllim të realizimit të programit dhe masave të politikave aktive të punësimit të paraparë më Programin e Punës për vitin 2018.

Me planin aksional të punësimit për vitin 2018, të cilin e ka miratuar Qeveria e Republikës së Serbisë, është paraparë që masat aktive të punësimit për këtë vit të ndahen 3,65 miliardë dinarë nga mjetet e Shërbimit Nacional, si edhe 550 milionë dinarë shtesë për personat me invaliditet.

Të gjitha ftesat/konkurset publike janë të hapura deri më 30 nëntor 2018, përveç Ftesës Publike për organizimin e realizimit të punimeve publike në të cilat angazhohen personat e papunësuar dhe Konkursi Publik për organizimin e realizimit të punëve publike në të cilat angazhohen personat e papunësuar me invaliditet, të cilat janë të hapuara deri më 02.04.2018, si edhe Konkursi Publik i të papunësuarve nga nacionaliteti rom për ndarjen e subvensioneve për vetëpunësim, i cili është i hapur deri më 16.04.2018.

Ftesa publike dhe konkurset e Shërbimit Nacional për Punësim janë të publikuara në “Poslovi”, nr 764/765 të dt. 14.02.2018, si edhe në ueb faqen e Shërbimit Nacional për Punësim: http://www.nsz.gov.rs/live/info/konkursi/konkurs-nsz?page=0

Informacionet rreth ftesave publike dhe konkurseve mund t`i merrni edhe në secilën njësi organizative të SHNP apo përmes Qendrës për Thirrje të SHNP-ës, duke thirrur në numrin: 0800/300-301 (thirrja falas nga telefonia fikse).

Burimi: Shërbimi Nacional për Punësim dhe Trupi Koordinues