Arkiva e lajmeve
                   

SHËRBIMET DIXHITALE FALAS NË PORTALIN E RI "SOLIDARITETI DIXHITAL"

2. prill 2020.

Zyra për TI dhe eUprava ka hap një portal të ri "Solidariteti Dixhital" në www.digitalnasolidarnost.gov.rs, i cili është i destinuar për të gjithë ata që janë në shtëpitë e tyre për shkak të pandemisë koronavirus.
 
Ideja e portalit është që në një vend të publikojë të gjitha informacionet në lidhje me platformat falas për mësimin në distancë dhe punën nga shtëpia, si dhe libra falas, kurse, muzikë, filma dhe përmbajtje të tjera arsimore dhe argëtuese gjatë pandemisë COVID-19.
 
Zyra për TI dhe eUprava u bën thirrje të gjitha kompanive dhe organizatave të tjera që janë të gatshme t'i bëjnë platformat dixhitale, përmbajtjet dhe zgjidhjet e tyre në dispozicion të qytetarëve, bizneseve dhe shtetit falas për të na njoftuar të plotësojnë formularin në https://www.digitalnasolidarnost.gov.rs/budi-solidaran/
 
Zyra për TI dhe eUprava nga ana e tyre, do të promovojë publikisht të gjithë ata që paraqiten dhe të tregojnë gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në këtë ndërmarrje të përbashkët, në mënyrë që qytetarët të përdorin zgjidhjet e tyre falas sa më shumë që të jetë e mundur. Burimi:
 
www.ite.gov.rs dhe Trupi Koordinues