Arkiva e lajmeve
                   

SHËNDETËSIA NË KOMUNËN E BUJANOCIT

2. tetor 2015.

 

Bujanoc – Sipas fjalëve të Zoran Stankoviqit, kryetarit të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Trupi Koordinues mbas hapjes së maternitetit në Preshevë do të fokusohet në punësimin e njerëzve në fushën e shëndetësisë, ashtu që secili mjedis të mund të kënaq nevojat e veta të cilat janë të parapara me ligj.

„Ajo çka posaçërisht planifikohet në fushën e shëndetësisë është që me përfundimin e përkufizimit për punësim, me inkurajimin e mundësisë së paralajmruar të punësimit të personave nga profesioni, përkatësisht mjekëve dhe personelit tjetër mjekësor, secili mjedis mund të kënaq nevojat e veta të parapara me ligj, por në kuadër me zhvillimin e punëve në institucionet shëndetësore në këto hapësira”, ka thënë Stankoviq.

Ai thekson që përpos punësimit, Trupi Koordinues ka plan edhe vendosjen e shërbimeve specialistike në këto tri komuna, si për shembull fizioterapisë në Preshevë.

Në komunën e Bujanocit punon Shtëpia e Shëndetit, me stacionet shëndetësore në fshatrat Tërnoc, Klenikë dhe Bilaç, si edhe me ambulantat në fshatrat Breznicë, Konçul, Muhovac, Nasalcë, Samolicë, Lilance, Spançevac dhe Zhbevac.

Pediatrja Lepa Jovanoviq, drejtoreshë e Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, thotë se është në gjendje në fushën e shëndetësisë në këtë komunë është relativisht e mirë, si dhe në këtë institucion janë të nevojshëm më shumë puntorë, paisje të reja medicinal dhe veturë të ndihmës së shpejtë.

„Momentalisht gjendja është relativisht e mirë. Kemi disa puntorë aq sa ministria na ka lejuar. Ky është insitucion primar shëndetësor i cili veprimtaritë e vetë i kryen përmes paraleleve të saja, ndërsa i ofrojmë të gjitha shërbimet specialistike të cilat një shtëpi e shëndetit duhet që t’i ofroj”, ka deklaruar drejtoresha Jovanoviq.

Me këtë vlersim pajtohet edhe ish drejtori i Shtëpisë së Shëndetit, Burhan Halili, i cili tha se egziston edhe problemi me mungesën e ilaçeve dhe materialit sanitar.

„Gjendja në fushën e shëndetësisë në komunën e Bujanocit është relativisht e kënaqshme. Nganjëherë pacientët ankohen në mungesën e ilaçeve dhe materialit sanitar. Mirëpo, ky problem nuk është i hasur edhe tek na, por edhe në komunat tjera në Serbi“, tha doktor Burhan Halili.

Në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc, duke përfshirë edhe stacionet shëndetësore dhe ambulancat në fshatrat nëpër fshatra janë të punësuar 258 puntorë, prej të cilëve 57 janë mjek.

“Kemi 238 puntorë me afat të pa caktuar, si dhe shtatë pa kontrata. Kemi edhe 23 puntorë me kohë të caktuar, të cilët i kemi angazhuar nga gushti i këtij viti përshkak të rritjes së punës, ndërsa fitimet e tyre i siguron vetqeverisja lokale në Bujanoc”, tha drejtoresha Jovanoviq.

Përveç problemeve të theksuara, Shtëpia e Shëndetit në Bujanoc përballet edhe me paisjet e vjetërsuara medicinale të cilat duhen që të ndërrohen si dhe me mungesën e fuqisë puntore.

Shtëpia e Shëndetit në Bujanoc ka fituar aparatin për ultrazë, ndërsa duke iu faleminderuar Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Serbisë, janë siguruar edhe dy automjete sanitare modern.

Burimi: Titulli dhe Trupi Koordinues