Arkiva e lajmeve
                   

SESIONET INFORMATIVE TË MISIONIT TË OSBE-SË NË SERBI DHE MPB E REPUBLIKËS SË SERBISË

11. maj 2022.

Në Shtëpinë e kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc më 12 maj nga ora 17:00 do të mbahet sesioni informues dhe prezantimi “Përfshirja e pjesëtarëve të pakicave kombëtare – kalimi dhe pranimi i suksesshëm në trajnimin themelor policor edhe në studimet në Universitetin për Kriminalistikë”.

Prezantimin e mban shoqata e profesionistëve - Policët evropian të pakicave kombëtare - të përkrahur nga MPB-ja dhe Misioni i OSBE-së në Serbi. Të rinjtë të moshës prej 18 deri 24 vjeç, si dhe të tjetër të interesuar për temë, janë të mirëseardhur të informohen më hollësisht për regjistrimin dhe pranimin në trajnimin themelor policor edhe në studimet e larta policore. 

I njëjti prezantim do të organizohet edhe në Preshevë më 13 maj prej orës 11:00 në Shkollën e Mesme Teknike “Presheva”.