Arkiva e lajmeve
                   

SËSHPEJTI FILLON MBLEDHJA E NDIHMAVE PËR EMIGRANTËT NË PRESHEVË

21. korrik 2015.

Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Vrajë dhe SOS telefoni i Vrajës, sëshpejti do të fillojnë aksionin e mbledhjes së ndihmave humanitare për gratë dhe fëmijët e emigrantëve të cilët përkohësisht gjendet në Qendrën për Pranim të Emigrantëve në Preshevë.

Në Këshillin e Drejtave të Njeriut thonë se do të apelojnë tek gjithë qytetarët që t’i ndihmojnë në mënyrë që sëpari të dhurojnë mjete për higjien, pelena dhe diçka nga veshja për fëmijë.

Përndryshe, përfaqësuesit e zyrës së Këshillit të Drejtave të Njeriut, kanë biseduar me shtetasit e Afganistanit, Pakistanit, Sirisë dhe vendeve tjera dhe kanë konstatuar se nuk ka raste të diskriminimit racor dhe fetar, si dhe se “gjendja në ofrimin e informacioneve konkrete mbi të drejtat dhe detyrimet e tyre nga ana e përfaqësuesve të organeve shtetërore është nivel të kënaqshëm, si dhe nga organizatat humanitare dhe përfaqësuesit e vetqeverisjeve lokale”.

Kujtojmë se sipas të dhënave më të reja të Kryqit të Kuq të Preshevës, çdo ditë në Preshevë arrijnë në mes 800 dhe 1000 emigrantë.

Burimi: Juzhne Vesti dhe Trupi Koordinues