Arkiva e lajmeve
                   

SËSHPEJTI FALIMENTIMI SI ILAÇ PËR RINGJALLJEN E BIZNESIT TË SIPËRMARRJEVE

21. prill 2015.

Beograd – “Qeveria e Serbisë ka planifikuar që vendimi i ri ligjor mbi falimentim, me të cilin do të krijohen kushtet që falimentimi të bëhet ilaç për rimëkëmbjen e biznesit të sipërmarrjeve”, ka deklaruar ministri i ekonomisë, Zhelko Sertiq.

Siç theksohet në komunikatë Ministria e Ekonomisë, ministri Sertiq këtë e ka deklaruar në takimin në të cilin sëbashku me ministrin e punës, punësimit dhe politikës sociale Aleksandar Vulinin e kanë mbajtur me udhëheqësit e Unionit të Sindikatit të Pavarur të Serbisë. Ministri Sertiq ka thënë se paragjykimet e deritashme rreth falimentimit duhen të ndryshohen, sepse ai proces nënkupton në të shumtën e rasteve “spastrim” të sipërmarrjeve nga borxhet e shumëta dhe dhënien e “pjesëve të shëndosha të sipërmarrjeve”, të cilat mund të bien deri tek vazhdimi i punës.

„Planifikojmë vendime të reja ligjore mbi falimentimim. Krijojmë kushte që falimentimi të bëhet ilaç për ringjalljen e biznesit të sipërmarrësve të cilat kanë probleme strukturore dhe të cilat kanë kapacitet punues apo të ndryshëm, i cili do të mund t`i startojë”, ka deklaruar ministri i ekonomisë.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues