Arkiva e lajmeve
                   

SERBIA – MAQEDONIA VERIORE: FTESA E PARË PËR DORËZIMIN E PROPOZIMEVE TË PROJEKTEVE (AFATI: 27.09.2019)

30. korrik 2019.

Qeveria e Republikës së Serbisë, Ministria e Financave, Sektori për Kontraktimin dhe Financimin e Programeve nga Fondet e BE (CFCU), në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian të Republikës së Serbisë dhe Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë Veriore, shpallin Thirrjen e Parë Publike për Propozime për prioritetet vijuese tematike dhe qëllimet specifike:

TP 1: Promovimi i punësimit, lëvizshmërisë së vendeve të punës dhe përfshirjes ndërkufitare sociale dhe kulturore

• SO 1.1: Përmirësimi i kapacitetit të fuqisë punëtore dhe zgjerimi i mundësive për punë

• SO 1.2: Forcimi i përfshirjes sociale dhe kulturore

TP 2: Promovimi i turizmit dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore

• SO 2.1: Mobilizimi i burimeve kulturore dhe natyrore për zhvillimin e përbashkët të produkteve dhe destinacioneve të qëndrueshme të turizmit

• SO 2.2: Përmirësimi i sistemit të menaxhimit të përbashkët për vendet natyrore dhe kulturore, si dhe vendbanimet njerëzore, përfshirë përgatitjen për përgjigje ndaj katastrofave.

Propozimet e projektit duhen të dorëzohen me postë, përmes shërbimeve postare ose dërgoni personalisht në adresën e mëposhtme:

Ministria e Financave Programet Sektore të Kontraktimit dhe Financimit nga Fondet e BE (CFCU)

Departamenti për organizimin e vlerësimit të ofertavedhe procesit të kontraktimit

Sremska 3-5, kati i 7 / zyra nr.701, 11000 Beograd, Republika e Serbisë

Afati i fundit për dorëzimin e përmbledhjeve të projekteve është deri më 27 shtator 2019 (në rastin e dorëzimit personal, afati i fundit për pranim është 15 orë në të njëjtën ditë). Propozimet e projektit të paraqitura pas këtij afati do të përjashtohen nga procesi i vlerësimit.

Dokumentacionin e plotë mund ta gjeni këtu: http://www.mei.gov.rs/srp/vesti/1761/189/335/detaljnije/srbija-severna-makedonija-prvi-poziv-za-dostavljanje-predloga-projekata/

Burimi: Ministria për Integrime Evropiane dhe Trupi Koordinues