Arkiva e lajmeve
                   

SEMINARI: PUNA RINORE NË SERBI – PREJ PËRDORUESVE E DERI TEK PROMOVUESIT E BASHKËPUNIMIT ZHVILLIMOR

13. tetor 2015.

Shoqata “Parlamenti popullor”, fton të gjithë të puntorët e rinj të interesuar në Serbi, përfaqësuesit e organizatave rinore të shoqërive civile (OCD) dhe zyrat lokale për të rinj (KZM) që të paraqiten në seminarin katërditor të titulluar “Puna rinore në Serbi – prej përdoruesve e deri tek promovuesit e bashkëpunimit zhvillimor”, i cili do të mbahet në Leskoc, prej 12 deri 15 nëntor 2015.

Pjesëmarrsit e seminarit prej ekspertëve nga vendi por edhe nga diaspora do të mësojn më shumë mbi bashkëpunimin zhvillimor dhe proceset e krijimit të qëllimeve të qëndrueshme zhvillimore në nivelin global. Gjithashtu ky seminar do t’i mundësoj pjesëmarrësve që të njoftohen me punën e OJQ-ve zhvillimore europiane dhe mundësitë e bashkëpunimit me ta. Pjesë e rëndësishme e seminarit do t’i dedikohet mundësive për aplikim në kuadër të Programin Erazmus+, si njëri ndër fondet e qasura në Serbi përmes të cilit mund të finansohen projektet e bashkëpunimit zhvillimor. Disa pjesëmarrës të këtij seminari do të ken mundësinë që të marrin pjesë në udhëtimin studimor dhe vizitën e organizatave zhvillimore europiane, gjë që do të organizohen në fund të projektit.

Në seminar mund të paraqiten:

-puntorët e rinj nga organizatat dhe OJQ ë cilat punëojnë me të rinj:

-koordinatorët e Zyrave për të Rinj.

Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në seminar duhet të plotësojn formularin aplikues dhe ta dërgojn në adresën: office@parlament.org.rs më së voni deri më 5 nëntor 2015. Formularin aplikues mund ta shkarkoni në adresën http://www.parlament.org.rs/poziv-na-seminar-omladinski-rad-u-srbiji-od-korisnika-do-promotera-razvojne-saradnje-2/. Njoftimet mbi rezultatin e selektimit i marrin vetëm ata pjesëmarrës të cilët janë të zgjedhur për pjesëmarrje në seminar.

Qëllimi i këtij seminari është promovimi i përkrahja e punëtorve rinor, përkatësisht OJQ-ve rinore dhe zyra për të rinj, që të angazhohen në aktivitetet në fushën e zhvillimit global. Projekti realizohet si fushat përkrahëse “Viti europian për zhvillim 2015”, e cila ka për qëllim intensivitetin e dialogut në mes qytetarëve dhe politikanëve në nivelin e UE-së, por edhe gjithë Europës, ndërsa në lidhje me çështjet zhvillimit global. Edhepse qëllimi i kampanjës është informimi më i mirë i qytetarëve të UE-së për zhvillimet ndërkombëtare, ajo gjithashtu është dedikuar për të gjithë të rinjët e Europës të cilët janë pjesë më e madhe në sigurimin e ardhmërisë më të ndritshme, jo vetëm për qytetarët e Europës por edhe gjithë botës.

Burimi: Qendra Resurs dhe Trupi Koordinues