Arkiva e lajmeve
                   

SEMESTRI I PARË I SUKSESHEM NË DEPARTAMENTIT E FAKULTETIT EKONOMIK NGA SUBOTICA NË BUJANOVC

24. shkurt 2012.

Nga viti akademik 2011/12,në Bujanoc punon departamenti i akredituar i fakultetit Ekonomik nga Universiteti i Suboticës në Novi Sad, ku mësimi zhvillohet në gjuhën serbe dhe shqipe. Departamenti është hapur nga përkrahja e Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Ministria e arsimit dhe shkencës ,Qeveria KA (krahina autonome) e Vojvodinës, Universitetit të Novi Sadit, zyra e komisionerit të lartë për pakicat kombëtare dhe misioni OSBE-së  në Sërbi. Në departamentin  e fakultetit Ekonomik janë të regjistruar 94 student serb,  shqiptarë dhe nacionalitetet tjera.
 
Asnjë orë nuk e kemi humbur, mesimdhënësit edhe asistentet nga Subotica dhe Novi Sadi, sikurse edhe kolegët e tyre  nga Universiteti shtetëror i Tetovës, me rregull i kanë plotesuar obligimet e tyre në Bujanoc,’’ dhe studentët janë shumë të kënaqur’’, tha dekani i fakultetit Ekonomik prof. dr. Nenad Vunjak. Ai theksoi se departamenti në Bujanoc punon mirë edhe pse është 550 kilometra larg nga Subotica. Vunjak shtoi se është e planifikuar edhe vizita e studentëve të departamentit të  Bujanocit  në fakultetin amë në Suboticë.
.
Në organizim të trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës Sërbis për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dy autobusa me studentë do te arrijnë në Suboticë me 1. mars. Ku do të vizitojnë fakultetin Ekonomik, do të shoqërohen me kolegët nga Subotica,’’ dhe për te gjithë ata do te mbahet nje ligjeratë e perbashkët’’ tha dekani Vunjak. Dekani Vunjak poashtu tha se para kthimit të tyre në Bujanoc me 2. mars, studentët do të vizitojnë edhe departamentin e fakultetit Ekonomik në Novi Sad, i cili me sukses ka punuar për më shumë se tri dekada.