Arkiva e lajmeve
                   

SELAKOVIQI KA PROPOZUAR GJYKAT NË BUJANOC

20. nëntor 2013.

Beograd – Ministri i drejtësisë Nikola Selakoviq ka deklaruar që është në Propozim ligjin për rrjetën e gjykatave ku ka propozuar që në Bujanoc të vendoset gjykata themelore dhe sipasë kritereve të përcaktuara nga grupa e punës.

“Sipasë largësisë Bujanoci është shumë afër Vranjës dhe në pikpamje funksionale dhe në të gjitha aspektet tjera një gjykatë themelore nuk duhet të jetë atje. Duke njoftur veçantitë e asaj zone dhe faktin e struktures së  popullit multietnik, ne kemi propozuar që në këtë vend të ketë  një gjykatë themelore”, ka thënë Selakoviq.

Me Propozim ligjin është paraparë që ekziston gjykata e kundërvajtjes në Vranjë, për teritorin e komunës Bosilegrad, Bujanoc, Vlladiçki Hanit, Surdulicë dhe Trgovishtë dhe për qytetin e Vranjës me paralelen e gjykatës në Bujanoc, Vlladiçki Han dhe Surdulicë.

Burimi: Jugpres