Arkiva e lajmeve
                   

SEANCË SIMULIMI, DEBAT RRETH PARANDALIMIT TË ALKOHOLIT

4. gusht 2011.

Në Kuvendin e Sërbisë sot do të mbahet simulim i një seance parlamentare për gjimnazistët nga 16  komuna dhe qytete të Sërbisë, ndërsa temë debati do të jetë propozim ligji nga fusha e parandalimit të alkoholit tek të rinjt.

Siç është paralajmruar, në këtë seancë simulimi do të marrin pjesë 40 gjimnazistë nga Dimitrovgradi, Bosilegradi, Presheva, Bujanoci, Novi Pazari, Sjenica,Priboji, Prijepolja, Nova Varoshi, Tutini,Karllovci i Sremit, Baçka Petrovci,Zrenjanini, Kikinda, Sombori dhe Senta.

Gjimnazistët sot do ta vizitojnë edhe Asamblenë Kombëtare në sheshin e Nikolla Pashiqit ku do t'ju shpërndahen diploma rreth pjesëmarrjes në programin e simulimit të seancës parlamentare.

Ky projekt bëhet për katër vjet me rradhe nga ana e kuvendit, dhe rekomandohet si një aktivitet jashtë arsimorë për lëndën edukatë qytetare.

Në këtë program deri më tash kanë marrë pjesë më shumë se 1000 gjimnazistë dhe student nga Beogradi, Novi Pazari, Lloznica, Smedereva, Baçka Pallanka, Krushevci, Kragujevci, Kraleva, Novi Sadi dhe shumë qytete tjera të Sërbisë.