Arkiva e lajmeve
                   

SEANCA E KRYESISË SË TRUPIT KOORDINUES - 28.03.2018.

28. mars 2018.

Beograd – Në hapësirat e Shërbimit të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka filluar seanca e Kryesisë së këtij organi qeveritar.

Përveç kryetarit të Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, nënkryetarit të Trupit Koordinues, Sime Gazikaloviq dhe drejtoreshës së Shërbimit të Trupit Koordinues, Daniela Nenadiq, në senacë do të marrin pjesë kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, kryetarët e kuvendeve komunale Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Sami Salihu, Adnan Salihu dhe Milisav Miletiq, si edhe deputetët popullor Nenad Mitroviq dhe Fatmir Hasani.

Në seancë të Kryesisë së Trupit Koordinues pritet që të bëhet arritja e marrëveshjes për ndarjen e mjeteve buxhetore për këto komuna, ndërsa do të bisedohet edhe për temat tjera aktuale.

Burimi: Trupi Koordinues