Arkiva e lajmeve
                   

SË SHPEJTI FILLON REKONSTRUIMI I TREGUT TË KAFSHËVE NË BUJANOC

15. maj 2018.

Bujanoc- Këshilli komunal ka ndarë 2,1 milion dinar nga rezervat e buxhetit, për përpilimin e dokument  projektit të tregut të kafshëve-projekt me vlerë 35 milion dinar i cili sipas parashikimëve të qeverisjes lokale duhej të financohej nga fondet e bankës Europiane.

Kryetari i komunës, Shaip Kamberi,  shtoi se komuna e Bujanocës ka hyrë në mesin e pesë qeverisjeve lokale në Sërbi projektet e të cilëve kanë kaluar fazën e pare të vlerësimit, që na jep arësye për optimizëm dhe rritë mundësin e përfitimit të mjetëve.Kamberi shtoi se sigurimi i projekt dokumentacionit praktikisht është kushti i fundit.

 “Numër i madh i banorëve të komunës ton jetojnë nga blegtoria të cilët e frekuentojnë këtë treg, ndërsa për shkak të gjendjes  jo të mire të kësaj hapësire ndodhë që inspekcioni i sanitarisë dhe veterinaries e mbyll tregun edhe për disa muaj. Me këtë projekt do ti plotësojmë të gjitha kushtet sanitare dhe do të përfitojmë një hapsirë të pajisur me mjete”, tha Kamberi në mbledhjen e Këshillit komunal.

Nga rezervat e buxhetit janë ndarë gjithësej 5,5 milion dinar, për pos dokumentit për tregun e kafshëve, me këto para për pos tjersh do të finansohet edhe përpilimi i dokument-projektëve për renovimin dhe sanimin e dy shkollave në fshatin Klenik dhe në Bujanoc.

Burimi: Jug pres dhe Trupi koordinues