Arkiva e lajmeve
                   

SARA NGA OSLLARA KA MARRË NDIHMË, POR ASAJ I MUNGON EDHE NJË GJË MË SË SHUMTI

15. gusht 2019.

Bujanoc - Sara Stojanoviq, një vajzë 10-vjeçare nga Oslara afër Bujanocit, duke iu faleminderuar Fondacionit Blic dhe njerëzve me vullnetë të mirë  iu janë grumbulluar mjete të mjaftueshme për blerjen e një frizi, frigoriferi, lavatriçeje, shporetit elektrik, shporetit në dru dhe televizorit.

Kjo vajzë, e cila ishte braktisur nga nëna e saj kur ishte vetëm pesë vjeç, dhe e cila jeton në një shtëpi të vjetër dhe të rrënuar me babain e sëmurë dhe gjyshen e rraskapitur dhe praktikisht kujdeset e vetme për familjen, edhe më tej ka nevojë për ndihmë.

Megjithatë, edhe pse është mirënjohëse për gjithçka që ka marrë, ajo thotë se gjëja më e vështirë për të është të mos kesh ujë në shtëpi.

"Më së vështiri për mua është se jemi pa ujë. Shtëpia është e vjetër dhe uji është në oborr, kështu që larja dhe përgatitja e ushqimit është një problem i madh për mua, më e vështirë se gjithçka tjerët”, ankohet Sara.

Ajo do të ishte më e lumtura nëse si shoqet  e saj të ketë ujë në shtëpi dhe banjë, në mënyrë që të mund të përdor makinën larëse, e cila qëndron ende e paketuar nga pjesa e përparme e derës.

"Ka Zot. Ai sheh gjithçka. Faleminderit për të gjithë ata që ndihmuan që ky fëmi nesër të rritet", thotë babai i Sarës, Sërgjani.

Ai përshkak sëmundjes nuk mund që t`i ndihmojë shumë, përveç që ajo mbikëqyr një serë të vogël pranë shtëpisë dhe ruan disa pula, dhe gjithçka tjetër është në shpinën jo fortë të kësaj vajze.

Сари је уз помоћ „Блиц фондације“ сада много лакше, али нажалост, њени проблеми још нису решени.

"Ishin disa njerëz që premtuan të bënin një dhomë dhe një banjë për fëmijën, kështu që kur të jetë, atëherë ne do t'i vendosim të gjitha këto gjëra atje, ndërsa për neve dyve është lehtë", shton gjyshja Naska.

Tre anëtarët e familjes Stojanoviq jetojnë në 13,000 dinarë nga pensioni dhe 3.500 dinarë të shtesave për fëmijë, gjithsej 16.500 dinarë.

Ata gjithashtu kanë një hektarë tokës së dobët të klasës së shtatë, në të cilën mbjellin atë çka munden dhe duhet: disa patate, qepë, fasule, lakër, domate, speca…

Sarës tani është shumë më e lehtë me ndihmën e Fondacionit Blic, por për fat të keq problemet e saj ende nuk janë zgjidhur.

Të gjithë njerëzit me vullnet të mirë, të cilët dëshirojnë të ndihmojnë fëmijët, mund të dërgojnë një SMS në numrin humanitar 2552 ose të paguajnë fonde në llogarinë rrjedhëse në dinarë të Fondacionit Blic 2750010221949709 90 ose në llogaritë në valutë të huaj 10221949724 45 - për pagesa në Euro; 10221949711 84 - për pagesa në franga zvicerane dhe 10221949717 66 - për pagesa në dollarë, Societe Generale Serbia, Beograd.

Burimi: Blic, Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues