Arkiva e lajmeve
                   

SA KANË KUSHTUAR VITIN E KALUAR SULMET E QENËVE ENDACAK?

8. shkurt 2016.

Bujanoc – “Në 160 komunat dhe qytetet e Serbisë në vitin 2015, janë paguar gjthsej 8,2 milion euro dëme qytetarëve të cilët kanë akuzuar përshkak të kafshimit të qenëve endacak, apo ndryshe rreth 6 milion dinarë për çdo vetqeverisje lokale”, ka deklaruar drejtori i Stacionit Veterinarik në Bujanoc dhe këshilltari i pavarur në Kuvendin Komunal të Bujanocit, Miodrag Millkoviq.

Millkoviq në seancën e Kuvendit Komunal ka thënë se vetqeverisjet lokale vitin e kaluar kanë paguar shuma të ndryshme nga buxheti përshkak të kafshimit nga qenët endacak.

Sipas fjalëve të tij këto shuma janë sillur prej 1 milion, sa e ka paguar komuna e Bujanocit vitin e kaluar për këto qëllime, deri 70 milion të cilat qyteti i Nishit është dashur të paguaj nga buxheti në bazë të akuzave të qytetarëve.

„Serbia ka miratuar Ligjin mbi Mirëqenien e Kafshëve sipas modelit europian, mirëpo mjetet financiare për zbatimin e tij nuk egzitojnë. Nuk është e mundur të vërtetohet numri i sakt i endacakëve në Bujanoc, sepse qenët e braktisur i trasnportojnë prej Kralevës, Krushevcit, Nishit dhe Vrajës, gjë që është vërtetuar sepse në vend të ngjarjes është zënë kamioni i cili ka qenë plot me qenë endacak”, ka thënë Millkoviq.

Millkoviq në pyetjen e këshilltarit se a është e mundur të zvogëlohen shpenzimet nga buxheti në bazë të akuzave përshkak të kafshimit të qenëve endacak është përgjigjur se Stacioni Veterinarik në Bujanoc me të cilët vetqeverisja lokale ka lidhur kontratë, në muaj sterelizon, vaksinon nga 40 qenë endacak, të cilët mbas kësaj kthehen i kthen në vendin e banimit.

Ka shtuar se ajo është e vetmja mënyrë për zvogëlimin e numrit të tyre.

Burimi: Tanjug, Beta dhe Trupi Koordinues