Arkiva e lajmeve
                   

RTV BUJANOCI ME PRONAR TË RI TË SHUMICËS SË AKSIONEVE

18. maj 2017.

Bujanoc – Pronari i pjesës më të madhe të Radio Televisonit të Vrajës, Zoran Veliçkoviq ka fituar RTV Bujanocin për një dinarë nga njëri nga aksionarët, mirëpo siç ka theksuar me të gjitha borxhet të cilat kjo shtëpi mediatike i ka. Borxhet mesatarisht janë të mëdha, të mbledhura me vite por Veliçkoviq nuk dëshiron që kjo shtëpi mediatike të shuhet, sepse siç ka theksuar ai vetqeverisja lokale ka të gjitha të drejtat në informim objektiv dhe të barabartë. Pjesa e tij në pronësi të RTV Bujanoc është 50,01 përqind.

„Momentalisht vlerësojmë situatën, kapacitetet dhe mundësitë e pajisjeve dhe të punësuarve të cilët kanë mbetur pas privatizimit. Ata mbeten të punojnë dhe sipas planit televisioni do të filloj që të prodhoj program në mesin e mujait qershor – në fillim të muajit korrik. Për tani fokus do t`i kushtohet prodhimit të programit në gjuhën shqipe, ndërsa me kohë ta ndroshojmë shemën programore dhe e cila do të përshtatet sipas banorëve lokal“, tha Veliçkoviq.

Sipas fjalëve të tij, është herët dhe vështirë për të folur rreth disa planeve konkrete.

 „Pavarsisht nga ajo, qëllimi im është që të tregoj se RTV Bujanoci mund të mbijetoj dhe se mardhëniet e këqija pronësore mund të tejkalohen nëse egziston vullneti dhe këmbgulshmëria e menaxhmentit dhe të punësuarve. Mendoj se kështu mund të vazhdojmë që të bëjmë program kualitativ”, tha Veliçkoviq.

Burimi: Trupi Koordinues