Arkiva e lajmeve
                   

RRUGA QARKORE TËRNOC – BUJANOC ME KANALIZIM DHE ASFALT TË RI

25. shtator 2013.

Kanë filluar punimet shtrirjen e rrjetit të kanalizimit për ujërat e zeza në rrugën qarkore Tërnoc – Bujanoc. Punimet janë duke u ekzekutuar nga Firma “Aktros” pasi kjo, si këmbim që ka marrë rërën nga territori i komunës së Bujanocit, për punimet në autostradën e Korridorit 10.

Sipas drejtorit të Drejtoratit për ndërtim, Agim Halitit, qeverisja e tashme për mes shkresës ju është përgjigjur se firma “Aktor” ndërton kanalizimin dhe asfalton rrugën.

Ai thotë se kjo rrugë anash do të ketë edhe bankina për këmbësorët, derisa kjo pjesë e rrugës shihet edhe si  zonë ekonomiko komerciale për objekte komerciale që nuk e ndotin ambientin.

 “Është një projekt shumë i rëndësishëm sepse siç dihet ajo rrugë ka qenë shumë e dëmtuar. Me realizimin e këtij projekti qytetarët do të jenë të kënaqur, sidomos gjatë verës, kur ka frekuentim të madh të automjeteve që shtohen si rezultat i ardhjes së mërgimtarëve në vendlindje”, përfundon Haliti.

Burimi: Titulli