Arkiva e lajmeve
                   

RRUGA BUJANOC-SHTËRPCE NGA MJETET E INVESTIMEVE AMERIKANE

9. shtator 2020.

Bujanoc, Vrajë - Zorana Mihajloviq, ministre teknike e ndërtimit, trafikut dhe infrastrukturës në Qeverinë e Republikës së Serbisë, bëri me dije mundësinë e ndërtimit të autostradës Bujanoc - Shtërpcë duke përdorur fonde investimi të SH.B.A.-së, premtuar nga marrëveshja në Uashington midis Serbisë dhe Kosovës, raporton portali InfoVranjska.

"Kjo rrugë mund të ndërtohet nga investimet amerikane në vlerë prej katër miliard dollarësh," tha të martën në Vrajë ministrja Mihajloviq.

Autostrada Bujanoc-Shtërpcë, rreth 100 kilometra e gjatë, do të kalonte përmes Gjilanit dhe Ferizajt në enklavën Serbe në Shtërpcë dhe do të ishte një lidhje e shkëlqyeshme me autostradën nga Prishtina në bregdetin Adriatik të Shqipërisë.

Ministrja Zorana Mihajloviq njoftoi gjithashtu ndërtimin e autostradës Nish - Prishtinë dhe hekurudhës Merdare - Prishtinë, e cila ka qenë në ngecje nga viti 1999, dhe është vazhdim i hekurudhës Nish - Merdare, e cila funksionon edhe sot.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues