Arkiva e lajmeve
                   

RRETHRROTULLIMI PËR 90 DITË

30. shtator 2015.

Bujanoc – Në hyrje të Bujanocit, në udhëkryqin pranë pompës së benzinës ka filluar ndërtimi i rrethrrotullimit, njëra ndër investimet më të mëdha në vitet e fundit në komunikacion.

Punimet në ndërtimin e kësaj nyje të rëndësishmë të komunikacionit kanë filluar më 18 shtator, ndërsa projekti parasheh që këto punime të përfundohen për 90 ditë. 

Mbikëqyrja profesionale iu është besuar Institutit të Komunikacionit CIP, Ministrisë së Ndërtimatarisë dhe kompanisë pubilike “Putevi Srbije“.

Investitotrët e këtij investimi me vlerë prej 87 milion dinarëve janë Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe vetqeverisja lokale, ndërsa punët iu janë besuar kompanisë nga Presheva “Saba Bellça”.

Përveç rrethrrotullimit, në projekt janë paraparë edhe ndërtimi i rrugëve hyrëse, me akses në Rrugën e Gjilanit dhe në drejtim të Tërnocit të Madh.

„Bujanoci me realizimin e këtij projekti do të lidhe me „Koridorin 10“, ndërsa rruga në drejtim të Gjilanit do të bëhet rrugë moderne, me kapacitet që do t’i përcjell edhe kërkesat e Zonës Biznesore dhe Bashkësisë Lokale të Tërnocit të Madh”, ka thënë Arbër Pajaziti, shefi i kabinetit të kryetarit të komunës.

Dinamika e punëve është ndarë në tri faza, ndërsa faza e parë do të kryhet në fund të këtij vikendi, kur do të ndalet regjimi i tashëm i komunikacionit, sipas të cilit për hyrje në qendër të qytetit ëshë dashur shumë kohë që të kalohen të gjitha pengesat në rrugët e ngushta anësore.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues