Arkiva e lajmeve
                   

RRËSHQITJET E DHEUT NË RRETHIN E JABLLANICËS, JANË RREZIKUAR RRUGËT DHE URAT

15. mars 2016.

Medvegjë – Disa rrëshqitje kanë ndodhur në komunën e Medvegjës, pas të rënave të mëdha dhe kështu janë rrezikuar rrugët dhe urat, është njoftuar në seancën e Këshillit të Rrethit të Jabllanicës në Leskoc.

Më dramatike ka qenë në fshtatin e Tullarë të Medvegjës, ku lumi Jabllanica ka bartë murin në gjatësi prej 20 metrave, mur i cili e ka mbrojtur ish fabrikën “Inkol“.

„Egzistojnë shqetësime edhe për urat afër ish fabrikës „Termovent“, në lumin Jabllanica dhe urën në fshatin Maqedonc kah Banja e Sijarinës, sepse është ngritur niveli i lumenjve“, ka thënë kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq.

Lumi Jabllanica dhe Llapashtinca ka dalur prej shtratit në disa vende, ndërsa më kritike ka qenë në fshatin Negosavle të Medvegjës, në lagjën Filipoviq, ku uji i ka kanosur amviseritë.

 „Me Shtabin për Situata të Jashtëzakonshme, zjarrëfiksit dhe policinë kemi përcjellur çka po ndodhë. Deri më tani janë rrezikuar të mbjellurat me mjedura në këtë territor“, ka thënë Arsiq.

Për këtë vit nga buxheti komunal i Medvegjës janë ndarë dy milion dinarë për preventimin e të vërshimeve.

„Disa punë i kemi përfunduar, kemi lokalizuar vendet kritike dhe kur uji të tërhiqet, këto do të sanohen“, ka shtuar Arsiq.

Burimi: Blic, Juzhne Vesti dhe Trupi Koordinues