Arkiva e lajmeve
                   

ROMËT BESOJNË QË POLICIA NUK I SHIKON ATA SI QYTETARË

13. qershor 2014.

Projekti i Qendrës për Hulumtimin e Politikave Publike „Romet dhe Romët dhe reformat e sektorit të sigurisë“ është kryer në gjashtë qytete dhe komuna të Serbisë, në të cilën hyjnë Nishi, Vranja, Bujanoci, Kragujevci, Subotica dhe Zemuni.

Projekti ka treguar mardhënien negative dhe neutrale të romëve ndaj policisë, ndërsa pozitiv ndaj ushtrisë, edhe pse ma atë nuk kanë shumë gjëra të përbashkëta, përpos afatit të shërbimit ushtarak.

Romët policinë e shohin si joefikase, përshkak se i përgjigjen thirrjeve të tyre mirëpo nuk bëjnë asgjë, përkatësisht nuk është në gjendje ose nuk donë të largojë sulmet ndaj romëve.

Rasti më ekstrem është në Nish, ku romët policinë e shohin si kërcënim të drejtëpërdrejtë të sigurisë së tyre, sepse ajo me sjelljet e veta sjell frikë në bashkësinë rome.

Të anketuarit kanë deklaruar se mendojnë që policia nuk i sheh ata si qytetarë, si dhe pjesëtarët e MUP-it, përdorin dhunën e pa kontrolluar me rastin e ndonjë intervenimi.

Burimi:Danas dhe Trupi Koordinues