Arkiva e lajmeve
                   

RIPARIME EDHE PËR TRI PJESË TË HEKURUDHËS NË SERBI

22. shtator 2015.

Beograd – Kompania “Ifrasruktura Zhelleznica Serbije”, sot me kompaninë ruse “RZHD Interneshell”, do të nënshkruj kontratën për riparimin e tri pjesëve në pjesën jugore të Koridorit 10, me vlerë prej 26,4 milion dollarë, ka njoftuar nga Hekurudhat e Serbisë.

Siç thuhet në kumtesë, është paraparë edhe rekonstruktuimi i 46 kilometrave të hekurudhës në kuadër të kësaj pjese të projektit të modernizimit, i cila finansohet nga krediti shtetëror rus, me një vlerë prej 800 milion dollarëve.

Fillimi i punëve të planifikuara në pjesën prej Vrajska Banjës deri në Ristovcë (17.7 kilometra dhe Bujanoc-Bukuroc (13.7 kilometra) do të bëhet në pjesën e parë të vitit 2016, ndërsa punët në prej Vinarcit e deri në Gjorgjovë (15 kilometra) do të fillojnë në pjesën e tretë të vitit 2016.

Në plotshmëri do të ndryshohet edhe pjesa e poshtme dhe e sipërme e hekurudhës dhe sistemet e moderizuara të sinjalizimit dhe telekomunikacionit, si dhe rrjeti kontakues.

Në ceremoninë e nënshkrimit do të marrin pjesë ministresha e ndërtimtarisë, komunikacionit dhe infrastrukturës, Zorana Mihajloviq dhe kryetari i ri i Hekurudhave Ruse, Olleg Bellozjorov.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues