Arkiva e lajmeve
                   

RIKUALIFIKIMI NË SEKTORIN IT

27. tetor 2017.

Sektori IT është njëri ndër neto eksportuesit në Serbi dhe është rritur për çdo prej më shumë se 10%, me potencial të fortë për rritje të mëtutjeshme. Ky sector momentalisht punëson rreth 20.000 punëtorë. Paga mesatare për punëtorë në sektorin IT është pothuajse trefish se sa në degët tjera biznesore. Secili punëtorë në sektorin IT ka kontribuar eksportin në Serbi rreth 40 mijë euro në vit.

Përshkrimi i programit

Pilot programi i shkurtër i trajnimit është bërë me qëllim që shpejtë të kontribuoj në ofertën e talenteve në tregun e punës dhe financimin nga ana e Qeverisë së Republikës së Serbisë në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Projekti përbëhet nga dy faza – në pilot fazën e parë kanë marrë pjesë 100 kandidatë dhe 4 organizatorë të trajnimeve. Në fazën e dytë do të marrin pjesë edhe 900 kandidatë.

Mënyrëa e paraqitjes

Paraqituni për pjesëmarrje në program në https://www.itobuke.rs/prijavni-formular/. Paraqitjet janë të hapura deri më 5 nëntor 2017.

Të drejtë për paraqitje kanë të gjithë qytetarët e moshës madhore të Serbisë të cilët kanë kryer shkollën e mesme. Të drejtë për pjesëmarrje kanë qytetarët të cilët momentalisht studiojnë apo kanë kryer më shumë dy vite të studimit në drejtimet e informatikës (drejtimet më shumë se prej 20% të provimeve nga lënda e IT) në fakultetet apo shkollat e larta.

Qytetarët të cilët studiojnë apo kanë kryer fakultetet në drejtimet të cilat kanë pasur më pak se 20% të provimeve nga lënda e IT mund të marrin pjesë në program. Qytetarët të cilët janë të punësuar kanë të drejtë në pjesëmarrje në program po nëse kanë kohë të mjaftueshme që t`i kushtohen kursit. Të punësuarit të cilët momentalisht nuk punojnë apo nuk punojnë që më shumë se gjashtë muaj në pozitat programuese në industri kanë të drejtë të marrin pjesë.

Konkursi është i hapur deri më  05.11.2017.

Për më shumë informata rreth konkursit mund t`i gjeni në këtë adresë https://www.itobuke.rs/

Burimi: Qeveria e Republikës së Serbisë – Rikualifikimi për IT dhe Trupi Koordinues