Arkiva e lajmeve
                   

RIKONSTRUKTUIMI TERRENIT TË BETONIT QS RINIA

25. maj 2017.

Bujanoc – Me ndrrimin e pjesshëm të bazës së asfalltit të terrenit ndihmës pranë sallës “Rinia” në Bujanoc, ka filluar edhe sanimi i paralajmruar i “kafazit” të njohur, i cili përveç se për sportet e vogla ka shërbyer të hënave edhe për treg të automobilave.

Zoran Spasiq, drejtori i QS “Rinia”, thotë se kjo është faza e parë e punimeve të sanuara të parapara.

„Në fazën e dytë do të realizohen mbulimi i terrenit me bazë të gomës. Për këtë qëllim është shpallur prokurorimi publik. Të hënën e shkuar janë ftuar furnizuesit potencial, përkatësisht realizuesit e punimeve”, tha Spasiq.

Po nëse e gjitha do të shkoj sipas planit, sanimi i plotë i terrenit ndihmës sportiv me një hapësirë prej rreth 950 m2, do të kryhet më së voni deri më 20 qershor.

Baza e gomës do të përmirësoj kushtet për ngjarje sportive dhe për persona rekreativ. Mirëpo, nuk do të ket vend më për shitjen e automobilave. Lokacioni i ri për tregun e automobilave, siç pritet do të caktohet me kohë.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues