Arkiva e lajmeve
                   

RIKONSTRUKSIONIMI I KOPSHTIT TË FËMIJËVE “GËZIMI YNË“ DHE SHKOLLËS SË MUZIKËS NË BUJANOC

4. gusht 2015.

Në Bujanoc ka filluar rikonstruksionimi i institucionit parashkollor “Gëzimi Ynë” dhe Shkollës së Muzikës. Kjo është pjesë e ndihmës humanitare të cilën e realizon Ushtria e Serbisë dhe Garda Nacionale e Ohajos. Mjetet për rikontruksionimin prej 120 mijë dollarëve i ka ndarë Ambasada e Amerikës dhe Garda e Ohajos.

Rreth 40 ushtarë të brigadës së 4. të Ushtrisë së Serbisë dhe Gardës Nacionale të Ohajos do të ndihmojnë zbatuesëve nga Bujanoci që ta ndrrojnë mobilerinë, objektet sanitare, instalimin elektrik.

Koloneli Igor Avdiq, përfaqësuesi i Shtabit Gjeneral i Ushtrisë së Serbisë, ka thënë se ushtarët gjithmonë godasin shënjestrën, ndërsa me këtë projekt është goditur në qendër të shënjestrës, sepse i përket brezave të cilët do të vijnë dhe të cilët do të jetojnë më gjatë.

Nënkoloneli Kori Shej, nga Ambasada e SHBA-së ka shprehur kënaqësinë që në një farë mënyre do të avansohet jeta e fëmijëve në Bujanoc, ndërsa nder është edhe për Bujanocin që kanë fituar njësinë e Kuajve të Kuq, e cila është njëra ndër njësitë tona më të mira.

Objekti i çerdhes në Bujanoc është ndërtuar para dyzet vjetëve dhe ky është rikonstruksionimi i parë.

Drejtori i IP “Gëzimi Ynë”, në Bujanoc, Millovan Alleksiq, ka thënë se është vjetërsuar mobileria si dhe gypat sanitare. Njëra pjesë e kulmit urgjentisht duhet të ndrrohet mirëpo institucioni parashkollor do të aplikoj tek donatorët.

Do të sanohet edhe kulmi i Shkollës së Muzikës, do të ndrrohet mobileria dhe do të izolohet. Koordinatori i projektit është vetqeverisja lokale.

Nexhat Beluli, koordinator i projektit ka thënë se vetqeverisja lokale tani është në fazën e kthimit të besimit të naciolinaliteteve të ndryshme dhe ka shprehur shpresën se realizimi i këtij projekti do të kontribuojë që në të ardhmën të kemi bashkëpunim edhe më të mirë.

Ushtarët amerikan dhe serb në të njejtën detyrë do të shoqërohen deri më 20 gusht, ditën kur edhe është i paraparë përfundimi i punimeve.

Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues