Arkiva e lajmeve
                   

RESTORANI “SHPIJA JONË” NË PRESHEVË, NË VENDIN E PARË NË BALLKAN PËR GASTRONOMI

29. shtator 2016.

Preshevë – Restoran piceria “Shpija Jonë” në Preshevë, ka marrë vendin e parë dhe medaljen e artë në garën ndërkombëtare të gastronomisë në përgaditjen e ushqimeve të kuzhinës popullore “Kafshata e jugut” në Nish.

Ushqimi tradicional i këtij restorani ka mahnitur publikun, por edhe jurinë eksperte në konkurencën e lartë të garës së vendeve ballkanike, ndërsa banorët dhe personeli me ketë çmim kanë bërë hap të madh nga mjediset lokale.

„Në shuajtjet tona të shijshme janë kënaqur numër i madh i njerëzve, ndërsa ushqimi ka impresionuar edhe jurinë”, ka deklaruar Besim Imeri dhe Qani Qerimi, pronarët e “Shpija Jonë”.

Ata kanë theksuar se është hera e parë që marrin pjesë në këtë garë dhe që ushqimi tradicional në menyrë e restoranit të tyre.

 „Ky është sukses i madh dhe për neve dhe Preshevën. Restorani jonë ka traditë të gjatë, ndërsa pas garës mysafirët tonë do të mund të kënaqen edhe në inovacionet tjera të kuzhinës të cilat i përgaditmi”, ka thënë Imeri dhe Qerimi.

Burimi: Titulli dhe Trupi Koordinues