Arkiva e lajmeve
                   

REGJISTRIMI TESTUES I BANORËVE NË MAUJIN PRILL

25. mars 2019.

Bujanoc, Preshevë - Instituti i Statistikave të Republikës gjatë muajit prill do të zhvillojë një regjistrim testues të popullsisë, amviserive dhe banesav.

Ky veprim është pjesë e përgatitjes për Regjistrimin e Popullsisë në vitin 2021 dhe nuk do të mbulojë të gjithë popullsinë, por vetëm rreth 20,000 amviseri dhe rreth 50,000 persona në pjesë të përzgjedhura të disa vendeve të populluara në qytet apo komunë.

Ndryshe nga çdo regjistrim i mëparshëm, në të cilën të dhënat e mbledhura duke plotësuar pyetësorët në letër, në regjistrimin testues të vitit 2019, do të testohen dy metoda të reja të mbledhjes së të dhënave: nënshkrimit nëpërmjet internetit dhe plotësimin e pyetësorëve elektronike me ndihmën e laptopit.

Vet nënshkrimi përmes internetit është metodë e mbledhjes së të dhënave në të cilën qytetarët e mbushur individualisht në formë elektronike për vete dhe për anëtarët e familjeve të tyre. Mundësinë për të t`u nënshkruar në mënyrë individuale do të ketë 13.000 qytetarë në pjesë të zgjedhura të vendbanimeve në territorin e Beogradit, Nishit dhe Novi Sadit dhe atë në periudhën prej 1 prill, në ora 8:00 deri më 7 prill në mesnatë.

Grumbullimi i të dhënave në terren duke përdorur kompjutera laptopë kryhet kështu që regjistratorët vizitojnë territorin që ata janë përgjegjës dhe duke iu përgjigjur pyetësorëve elektronikë në laptop.

Në mesin e qyteteve dhe komunave të përzgjedhura janë Leskoci dhe në territorin e tij fshatrat Zaluzhnje dhe Priboji, dhe në jug të Serbisë, regjistrimi testues përfshin Oslarën në komunën e Bujanocit, Vraja dhe Zlatokopi, komunat e Nishit - Pantelej, Donja Vrezhina dhe Cërveni Kërst si dhe komunën e Preshevës

Burimi: Jugpress dhe Trupi Koordinues