Arkiva e lajmeve
                   

REFUGJATËT NË PRESHEVË

10. nëntor 2015.

Preshevë – Në Preshevë prej mesnatës deri mbasdite janë regjistruar 3000 njerëz. Pas dy ditëve kur Qendra e Pranimit ka qenë pothuajse e zbrazët, të gjitha shërbimet përsëri punojnë me forca të plota.

Sllobodan Saviq, nga Komesariati për Refugjatët me këtë rast deklaroi:

„Nuk e dim ku është kulmi fluksit të refugjatëve, megjithatë kjo thuhet për atë çka ishte para disa ditëve para grevës së shërbimit detar grek, kështu që kjo situatë për ne nuk është e jashtëzakonshme“.

Para dyerve të Qendrës së Pranimit formohen kolonat në të cilat nganjëherë janë më shumë se 1000 njerëz. Në Komesariatin për Refugjatë thonë se momentalisht përveç refugjatëve nga Siria dhe Iraku, ka edhe shumë shtetas të Afganistanit.

Në mesin e vullnetarëve nga e gjithë bota në Preshevë ka qëndruar edhe grupi teatror nga Spanja. Përveç nevojës së bukës, ujit dhe rrobave të pastra, ata kanë dhënë edhe pak të qeshura dhe argëtim.

E vetmja gjë që është e mirë në këtë situatë, kur grupet e emigrantëve arrijnë pa ndalim në Qendrën për Pranim në Preshevë është ajo që nuk ka të rëna shiu dhe se temperaturat janë jashtëzakonisht të larta në këtë stinë të vitit. Gjatë ditës koha është aleati më i mirë i këtyre njerëzve, edhe pse gjatë natës temperaturat bien nën zero.

Burimi: RTV Vojvodina dhe Trupi Koordinues