Arkiva e lajmeve
                   

REDAKTORI I BUJANOVACKËS NË BORDIN EKZEKUTIV TË SHOQATËS SË GAZETARËVE TË PAMVARUR TË SËRBISË

27. qershor 2022.

Bujanoc - Beograd - Nikolla Laziq, redaktor i portalit Bujanovacka, është zgjedhur anëtar i Bordit ekzekutiv të shoqatës së pavarur të gazetarëve të Serbisë (NUNS) në Kuvendin e rregullt zgjedhor të kësaj shoqate.

Kuvendi u mbajt në sheshin Dorcol të Beogradit dhe anëtarët e pranishëm zgjodhën anëtarët e rinj të tre organeve - Bordit ekzekutiv, Bordit mbikëqyrës dhe Gjykatës së nderit NUNS për katër vitet e ardhshme.

Amela Bajroviq, Slobodan Georgiev, Jelena Dikoviq, Sanja Kljajiq, Nikola Laziq, Mileva Maleshiq, Tamara Milojeviq, Adam Santovac, Marko Somborac dhe Marina Fratucan do të jenë në Bordin ekzekutiv të shoqatës të pavarur të gazetarëve të Serbisë.

Bordi mbikëqyrës i NUNS do të përbëhet nga Mijat Lakiceviq, Vesna Malishiq, Jovanka Maroviq, Nedim Sejdinoviq dhe Vuk Cvijiq.

Bozhidar Andrejic, Safeta Bisevac, Igor Bozic, Jovana Gligorijevic dhe Zoran Sekuliq do të jenë anëtarë të nderit të  Gjykatës së NUNS në periudhën e ardhshme.

Mandati i kryetarit të NUNS-it, Zheljko Bodrozhiq, zgjatet edhe për një vit, sepse ai u zgjodh në Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor në vitin 2019, pas dorëheqjes së Sllavisha Lekiqit.

Anëtarët e pranishëm miratuan raportin për punën e NUNS në mes të dy kuvendeve.

Në Kuvend u miratuan disa ndryshime në Statutin e shoqatës. Statuti i ndryshuar do të jetë i disponueshëm në faqen e internetit të NUNS.

Në Kuvend u diskutua për çmimet e reja. Këtë vit për herë të parë është shpallur konkursi për çmimin “Dragan Janjić” për veprat më të mira me temën e shkrim-leximit mediatik, i cili është i hapur deri më 5 shtator të këtij viti. Gjithashtu, është paralajmëruar themelimi i një fondacioni për nder të ish-presidentes së NUNS, Gordana Susha.

Burimi: Bujanovacke dhe Trupi koordinues