Arkiva e lajmeve
                   

REALIZIMI I PROJEKTIT “MJEKU USHTARAK NË FSHAT” NË KOMUNËN E MEDVEGJËS

26. gusht 2016.

Medvegjë – Aksioni “Mjeku ushtarak në fshat”, do të realizohet edhe në fshatin shumë nacional Gjylekar në komunën e Bujanocit, është vendosur në takimin e përbashkët të përfaqësuesve të Ushtrisë së Serbisë dhe vetqeverisjes lokale.

Aksioni është paraparë më 20 shtator, ndërsa qëllimi i këtij projekti është kontrollimi i përgjithshëm i banorëve të fshatit Gjylekar dhe fshatrave në rrethinë.

Marrëveshja për implementimin e projektit është arritur në takimin e mbajtur tek kryetari i komunës Nebojsha Arsiq, në të cilën përveç pjesëtarëve të Qendrës së Tretë për Trajnim në Leskoc, kanë marrë pjesë edhe zyrtarët e Shtëpisë së Shëndetit në Medvegjë, Qendra për Punë Sociale, Kryqit të Kuq, si dhe këshilltari bujqësor.

Në vazhdë të realizimit të aksionit është planifikuar që kujdestaret t`i vizitojnë amviseritë ku jetojnë personat e moshuar, Kryqi i Kuq për amviserit më të rrezikuara do të ndaj pako me ushqim dhe mjete higjienike, ndërsa këshilltari bujqësor sëbashku me veterinerin ushtarak do të vizitoj amviseritë dhe t`i ofroj ndihmën adekuate profesionale dhe këshilldhënëse.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues