Arkiva e lajmeve
                   

REALIZIMI I PROJEKTIT “EKO MJEDISI”

23. janar 2013.

Burimi: TV Kopernikus  / OJQ “ Qelësi i gjelbërt” nga Nishi realizon projektin “Eko mjedisi””,  i cili realizohet në territorin e komunave Bujanoc dhe Preshevë. Olivera Millosheviq, kryetare e shoqatës “Qelësi i gjelbërt”, ka deklaruar që projketi ka filluar të realizohet në muajin nëntor, falemnderon donatorin e kompanisë së duhanit “Filip Moris.”

Projekti “Eko mjedisi” është i fokusuar në mjediset ku ka më shum prodhues të duhanit, të cilat janë zakonisht vende të thjeshta rurale dhe urbane në të gjitha pjesët e Sërbis. Kjo do të zgjas tre (3) vjet, faza e parë e realizimit do të jenë komunat e Preshevës dhe Bujanocit, përkatsishtë në fshatrat Tërnovc i Madh, Relan dhe Bushtran. Në këto fshatra do të punohet me fëmijët e shkollave, të cilat do të përcillet në konceptin e zhvillimit të qëndrueshëm, mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e duhur të mbetjeve në bujqësi dhe për të përmirësuar mjedisin e punës dhe njerëzve që jetojnë në këto hapësira.

Në shkollën “Muharrem Kadriu” në Tërnovc të Madh, të cilët ndjekin rreth 1000 nxënës, do të rinovohen VC-et dhe banjot, si dhe në shkollat e fshatit Relan dhe Bushtran.

Në oborrin e shkollës “9 Maji” në fshatin Relan do të mbjellin fidane, fëmijët e kësaj shkolle kanë ujë të pijshëm, si dhe ujë për të mirëmbajtur oborrin dhe higjienen në përgjithësi.

Në fund të janarit dhe në fillim të shkurtit, takimi tjetër do të mbahet me fëmijët nga kjo shkoll do të organizohen kuize, gjatë këtyre nxënsit do ti përgjigjen pyetjeve udhëheqesit të kuizeve.

OJQ “Qelësi i gjelbërt” me ketë projekt dëshiron që të tregoj që të gjithë fëmijët në Sërbi janë të njejtë në mjedisin dhe duhen të mbrohen kudo. Në projekt ka filluar publikimi ”Zhvillimi i qëndrueshëm”, e cila është shtypur në gjuhën sërbe dhe shqipe. Janë ndarë librat për të gjithë nxënësit e shkollave si në Tërnocin e Madh, Relan dhe Bushtran.

Zbatimi i projektit në këto tre fshatra do të përfundojnë në fund të shkurtit.