Arkiva e lajmeve
                   

RAST PËR TË RINJËT E BUJANOCIT QË TË SHKOLLOHEN NË AMERIKË

17. shtator 2021.

Bujanoc - Beograd - Nxënësit në Bujanoc do të kenë mundësi të ndjekin vitin shkollor 2022/23  në Amerikë si bursist të qeverisë së SHBA-së në kuadër të “FLEX”  programit për shkëmbimin e nxënësëve.

Nxënësit e klasës së 8 -të të shkollës fillore dhe klasës së parë dhe të dytë të shkollës së mesme mund të aplikojnë për konkursin që zgjat deri më 15 tetor.

Programi "FLEX" u lejon nxënësëve të shkollohen falas për një vit në një shkollë amerikane dhe të jetojnë me një familje amerikane, me qëllim të njohjes së gjuhës, zakoneve, kulturës.

Në Serbi, ky program zbatohet nga Këshilli amerikan për arsim, dhe që nga viti 2005, rreth 800 nxënës kanë marrë pjesë në programin e shkëmbimit.

Informata shtesë mbi kushtet e paraqitjes janë në linkun https://serbia.americancouncils.org/flex-rs

Burimi: Bujanovacke dhe Trupi koordinues