Arkiva e lajmeve
                   

QYTETE MË TË SIGURTA

29. janar 2013.

Burimi: Јugpres / Novi Sad – Leskovc – Përfaqësuesit e Grupeve punuese për hartimin e Strategjive për siguri në komunat e rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës, më 24 dhe 25 janar, kanë vizituar Qeverinë e Krahinës Autonome të Vojvodinës ku u njoftuan me shembujt e praktikës së mirë që janë zbatuar në Vojvodinë. Vizitën studimore e organizoi programi PBILD, në kuadër të projektit “Qytete më të sigurta”.

Në intervistë me përfaqësuesit e Këshillit për siguri të Kuvendit të Vojvodinës, nikoqirët u njoftuan me metodat e zbatuara në  mjedin shumëkombësh siç është Vojvodina, në atë mënyrë që respektimi i të drejtave të pakicave të sigurohet në të gjitha komunat. Mikpritësit u shprehën se Qeveria e Vojvodinës, marëdhënieve ndëretnike i jep rëndësi shumë të madhe dhe se këto marëdhënie janë të përsosura dhe se probleme më të mëdha për ta paraqesin siguria në komunikacion dhe sjellja e vozitësve. Nikoqirëve, në Qeverinë e Vojvodinës iu është prezentuar edhe projekti afatmesëm për të futur standardet e cilësisë në qeverisjen lokale, në atë mënyrë që të dinë kush, çka dhe si punon, si dhe kujt i përgjigjet për punën e vet.

Koordinatori i projektit “Qytetet më të sigurta”, Svetisllav Paunoviq, ka thënë se ngritja e kapacitetit të qeverisjes lokale, institucioneve dhe shoqërive civile si dhe bashkëpunimi në fushën parandalimit të kriminalitetit dhe avancimit të sigurisë, janë qëllimet kryesore të cilat duan t’i arrijnë përmes realizimit të këtij projekti.

 “Program ii PBILD-it “Ruajtja e paqes dhe zhvillimi lokal” përfaqëson iniciativën e Shteteve të Bashkuara në territotin e rrethit të Jabllanicës dhe atij të Pçinjës.
“Qytete më të sigurta” është njëri nga komponentet e këtij programi në kuadër të të cilit janë definuar planet për siguri, në nëntë komunat nga jugu i Sërbisë, të cilat do të jenë bazë për hartimin e Strategjisë rajonale për siguri”, ka thënë Paunoviq.

Duke i njoftuar mikpritësit me punën e Këshillave lokalë për siguri të rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës, nikoqirët theksuan që roli i Këshillave lokalë për siguri është të propozojë masat për përmirësimin dhe avancimin e gjendjes së sigurisë në këto komuna dhe t’i këshillojë autoritetet lokale, si dhe të bashkëpunojë me të gjitha institucionet lokale relevante me qëllim të ngritjes së sigurisë së qytetarëve.

Në ditën e dytë të vizitës studimore, delegacioni i Grupit punues për hartimin e Strategjisë për siguri, në rrethin e Jabllanicës dhe Pçinjës ka vizituar Këshillin për siguri të komunës së Beçej-it.