Arkiva e lajmeve
                   

QYTETARËT DËSHIROJNË INFRASTRUKTUR LOKALE MË TË MIRË

13. dhjetor 2013.

Vranjë- Më shumë se gjysma e qytetarëve të rrethit të Pçinës mendojn se bujqësia është bazë për zhvillimin ekonomik të këtij rajoni, dhe është e nevojshme që të ndahen më shumë mjete nga buxheti për ti ndihmuar bujqit, tregon hulumtimi që është bër nga Qendra për zgjedhje të lira dhe demokratizim (CESID), me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Qeveris Zvicrane nëpërmjet programit EU PROGRES

Janë të shumt ata qytetar të cilët mundësin e shohin në zhvillimin e turizmit dhe industris së leht, si dhe nga ata të cilët mendojn se komunat duhet të ndihmojn ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, janë disa nga rezultatet e këtij hulumtimi i cili është bërë në 34 komuna në jug dhe jugperendim të Serbisë i cili dje është paraqitur në Vranjë.

Qytetarët në jug dhe jugperendim të Sërbisë më së shumti i godet standardi i ultë jetsor, sepse 43% e tyre vërtetojnë se me familje jetohet rëndë dhe nganjëher në mënyr të pa përbalushme, ndërsa 44% të anketuarve nuk kanë punësim të përhershëm. Gati gjysma e banorëve jetojnë me më pak se 10.000 dinar në muaj, deri sa çereku i tyre kanë në dispozicion më pak se 20.000 dinar. Hulumtimi tregon se 60% të anketuarve nuk janë të knaqur me kushtet e tyre të jetësës, ndërsa vetëm 15% prej tyre ndihen të knaqur me mënyrën e të jetuarit.
 

Të anketuarit mendojnë se edhe dhënija e informatave në komunë nuk është mir organizuar, 48% besojnë se duhet të pyesin disa herë për të marrë një informacion, dhe pastaj besohet se proceduart në administratë komunale janë shumë të komplikuara. Surdulica, Boseligradi, Presheva, Bujanoci dhe Tërgovishta karakterizohen si pushtete lokale ku procedurat administrative janë më pak të komplikuara.

Hulumtimi ka treguar edhe se qytetarët mendojn se nuk janë mirë të informuar në punën e administratës komunale, a paknaqësija më e madhë është vrejtur tek qytetarët e Preshevës me 62% dhe tek ata të Tërgovishtës me 51% të anketurave, ndërsa qytetarët e Vranjës 44% e tyre mendojnë se janë te njoftuar m punës e administratës komunale aq sa atyre iu është ë nevojshme. Komunat si Boseligradi, Tërgvoishta, Presheva, Bujanovci dhe Surdulica mundë të thuhet se i dalin në ndihmë qytetarëve për problemet e tyre, por 44% e tyre mendojn se pushteti lokal duhet të jetë më shumë i shqetsuar për problemet e tyre.

Sa i përket korrupcionit në pushtetet lokale nuk mendojn më shumë se gjysma e të anketuarve, por ekziston dyshimi se marrja e mitos nga ana e zyrtarëve të administratës komunale është ende e lartë. Banorët e Boseligradit dhe Bujanovcit besojn më shumë në përfaqsuesit e pushtetit, dërsa banorët e Vladiçin Hanit janë më skeptikët sa i përket punës së atyre të cilët punojn në administratën lokale.
 

Qëllimi i këtij hulumtimi ka qenë që të tregohet se sa qytatarët janë të knaqur më pushtetin lokal dhe bashkpunimin e tyre me publikun me qëllim zgjidhjen e problemve. Të dhënat e kësaj ankete mund të jenë të dobishme si udhëzim për pushtetet lokale të këtyre komunave, në mënyr që tu ndihmohet qyetarëve të tyre për ti zgjidhur problemet e tyre.

Në këtë anketim kanë marrë pjesë 8.378 qytetar të rritur, ku janë përfshirë përveç komunave tjera edhe komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Bashkimi Everopian financiarisht mbështet Programin për partneritet evropian me komunat- EU PROGRES, ,me 14.1 milion euro, Qeveria Zvicrane me 2.5 milion euro, ndërsa Qeveria e Republkës së Sërbisë merrë pjesë me 1.5 milion euro. EU PROGRES-i ka për qëllim të mbështes zhvillimin ekonomik të shoqëris në 25 komunat në jug dhe jugperendim të Sërbisë

Burimi: Jugpress dhe Trupi Koordinues