Arkiva e lajmeve
                   

QEVERIA LOKALE NË PRESHEVË PA SHUMICË

18. janar 2019.

Preshevë – Këshilltarja e Alternativës për Ndryshime në Kuvendin Komunal të Preshevës, Fetanete Mehmedi, ka njoftuar organet e kuvendit se më nuk është këshilltare e këtij subjekti dhe se në të ardhmen do të jetë e pavarur.

Koalicioni qeverisës të cilin e përbën Alternativa për Ndryshime, Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike të Shiptarëve dhe Lista Serbe, më nuk e ka shumicën në Kuvendin Komunal të komunës së Preshevës.

Fetanete Mehmedi si arsye për këtë vendin theksoi faktin se qeverisja aktuale në Preshevë nuk ka arritur ta realizoj zhvillimin e komunës dhe pritjtet e qyteteareve.

Ajo nuk është deklaruar se a do të bashkëpunoj me kolegët e deritanishëm nga pushtetit apo do ta përkrah marrëveshjen eventuale të opozitës.

Në këtë moment shumica e pushtetit ka 19 këshilltarë, pozita 18, ndërsa Fetanete Mehmedi është këshilltare e pavarur.

Burimi: Jugpress dhe Trupi Koordinues