Arkiva e lajmeve
                   

QEVERIA I KA PREMTUAR NDIHMË BUJANOCIT DHE MEDVEGJËS

8. prill 2011.

Bujanoc- Nënkryetarja e Qeverisë së Sërbisë Verica Kalanoviq ka deklaruar në Bujanoc që kjo komunë është e përshtatshme për investime të huaja sepse gjindet përskaj koridorit 10. Kalanoviq pas takimit me kryetarin Shaip Kamberin dhe kryetaren e Kuvendit komunal të komunës së Medvegjës Natasha Filiqin tha se janë marur vash që Agjencionit për investime të huaja në kohë sa më të shpejt ti dorëzohet lista e tokave të lira për investime industriale nga jashtë.

“Ndërmarjet e vogla dhe të mesme nuk mund të konkurojn në arritjen e kreditëve sepse nuk i kanë të legalizuar objektet, ndërsa për zgjidhjen e këtij problemi do të bisedojmë me Ministrin e planifikimit hapsinor”, deklaroi Kalanoviq.

Kalnoviq gjithashtu potencoi se “ drejtimi i tretë për përmisimin e statutit ekonomik në komunat Bujanoc dhe Medvegjë këtë vitë do të drejtohen kah personat që nuk janë të kualifikuar apo që janë nga mosha  50 vjeçare për mes punëve publike”. Ajo deklaroi se do të ndërmarë që komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë nga Shërbimi Nacional për punësim të fitojnë mjete shtesë për hapjen e vendeve të  reja të punës.