Arkiva e lajmeve
                   

QEVERIA E SËRBISË EDHE ME BUXHET I KA QËNDRUAR MBAS PUNËS SË TRUPIT KOORDINUES

22. dhjetor 2009.

Edhe për kundër kursimeve të mëdha të parapara për vitin 2010, Qeveria e Sërbisë në buxhetin e vitit paraprak ka paraparë rritje më të mëdhe të mjeteve për punën e trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Sipas buxhetit i cili është aprovuar me 21 dhjetor, trupi Koordinues do të ketë në dispozicion 421.550.000 dinar në 2010.

“Fakti se me buxhetin për vitin 2010, mjetet janë zvogluar kryetarit të Republikës, kryeministrit, kuvendit Popullor dhe nënkryetareve të Qeverisë, ndërsa është propozuar rritja e buxhetit për trupin Koordinues për 10% për dallim nga viti i kaluar, më së miri flet për prioritetet strategjike dhe vërteton mbështetjen e Qeverisë Republike të Sërbisë zhvillimit ekonomik dhe integrimit të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në rrjedhat politike dhe shoqerore të Srbisë. Për ne kjo mbështetje e Qeverisë  është shumë e rëndësishme jo vetëm se në raport  të mjetëve shtesë që neve me siguri do të na mundësoj të bëjmë më tepër se vitin e kaluar, por në  raport me at të dime se se kemi mbështetjen e kryeministrit dhe të gjithë ministrave në realizimin e aktiviteteve tona, dhe pa këtë mbështetje, edhe me më shumë mjete nuk do të ishte e mundut të behet shumë. Prioritetet tona kryesore edhe në vitin 2010 do të mbesin arsimimi, puna me të rinjët, integrimi politik dhe zhvillimi ekonomik, ndërsa prioritetet tona kryesore mbesin zëvendes kryetari i Trupit Koordinues, Shaip Kamberi, deputeti popullor Riza Halimi, kryetarët e komunës Preshevë dhe Medvegjë dhe përfaqesuesit të bashkësisë ndërkombëtare”, ka deklaruar Nenad Djurdjevic, drejtor i shërbimit të trupit Koordinues të Qeverisë së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me rastin e aprovimit te buxhetit në kuvendin e Serbisë.