Arkiva e lajmeve
                   

QEVERIA E SERBISË DO TË DALË ME MASA TË REJA TË NDIHMËS NË SEKTORIN PRIVAT NËSE KRIZA DO TË ZGJATË MË SHUMË SE TRE MUAJ

7. prill 2020.

Qeveria e Serbisë do të dalë me masa të reja për të ndihmuar sektorin privat nëse kriza e shkaktuar nga virusi pandemik korona në Serbi zgjat më shumë se tre muaj, tha ministri i financave Sinisha Malli.

Ai saktësoi se masat nga programi i ndihmës ekonomike kanë hyrë në fuqi ditën e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, më 15 mars dhe dedikohen për tre muaj, dhe se biznesmenët mund të përdorin masa të caktuara, siç është pagesa e shtyrë e taksave dhe kontributeve, të shfrytëzohet edhe për mars.

Ai gjithashtu njoftoi mundësinë e mbështetjes sektoriale, për industri të caktuara që mund të preken më tej nga kriza, nëse ajo zgjat.

Ai tha se shteti kishte përgatitur një paketë të masave ekonomike me vlerë 5.1 miliardë euro, që është gjysma e buxhetit vjetor nëse kriza zgjat tre muaj dhe specifikoi që midis 60 dhe 65% të këtyre fondeve do të sigurohen nga buxheti dhe tregu i brendshëm i letrave me vlerë. dhe pjesa tjetër do të sigurohet nga Serbia në tregun financiar ndërkombëtar.

Burimi: ekapija.com dhe Trupi Koordinues