Arkiva e lajmeve
                   

QEVERIA E REPUBLIKËS SË SERBISË KA MIRATUAR KUOTA PËR STUDIMEME SHPENZIMET E SHTETIT:SASTUDENT DO TË JENË NË BUXHET KËTË VIT

26. maj 2020.

Beograd- Këtë vit 17.362 studentë do të regjistrohen  në buxhet në studimet themelore në gjashtë universitete shtetërore në Serbi. Kjo u vendos dje nga Qeveria e Republikës së Serbisë e cila miratoi kuotat e propozuara më parë nga fakultetet. 9.682 studentë do të jenë në gjendje të marrin indekset me shpenzimet e tyre.

Universiteti i Novi Sadit propozoi që 4.883 studentë të arsimohen me shpenzimet të taksapaguesve krahinorë, dhe që 3.439 prej tyre të paguajnë shpenzimet e shkollimit dhe ato kuota duhet të miratohen nga Qeveria e Vojvodinës. Në total 22,245 studentë do të arsimohen në shtatë universitete në buxhet dhe do të ketë 13,121 studentë vetë-financues

Numri më i madh i studentëve do të regjistrohen në Universitetin e Beogradit. Kështu që 9.621 akademikë do të arsimohen në 31 fakultete të këtij universiteti në buxhet ndërsa 5.571  me vet financim.

Universiteti i Kragujevcit  do të regjistrojë 2.403 studentë në buxhet  dhe 1.205 prej tyre do të paguajnë vetë për arsimin e tyre. Universiteti i Nishit do të regjistrojë 3.203 studentë me  shpenzimet të shtetit  dhe do të ketë 1.888 me vet financim.. Në Novi Pazar 684 akademikë do të regjistrohen në buxhet dhe 270 do të vetëfinancohen.Universiteti i Prishtinës, me qendër në Mitrovicën e Kosovës, do të regjistrojë 1173 studentë në buxhet , ndërsa 600 prej tyre do të studiojnë me shpenzimet e tyre.

Për të diplomuarit që janë të prirur për art, Universiteti i Arteve në Beograd planifikoi të regjistrojë 278 akademikë në buxhet dhe do të ketë 148 me vet financim.

Qeveria ka miratuar edhe kuota për shkollat ​​e larta profesionale, kështu që 4,675 studentë do të arsimohen në 12 akademi profesionale në shpenzimet të shtetit.

Megjithë gjendjen e jashtëzakonshme të imponuar për shkak të pandemisë regjistrimi i studentëve të parë në fakultete do të jetë siç është planifikuar nga 24 deri në 28 qershor dhe provimet pranuese do të organizohen nga 29 qershori deri më 5 korrik në varësi të fakultetit.

Pagesat e shkollimit në shumicën e fakulteteve mbetën në nivelin e vitit të kaluar, vetëm tre fakultete rritën çmimet. Fakulteti i Sigurimit rriti çmimin e shkollimit nga 106.900 në 118.200 dinarë, Fakulteti i Kimisë Fizike nga 69,000 në 75,000, ndërsa Fakulteti i Matematikës në fushën e informatikës rriti çmimin nga 141,000 në 160,000 dinarë.

Burimi: Tanjug, Veçernje Novosti dhe Trupi Koordinues