Arkiva e lajmeve
                   

QËNDRIMI I NXËNËSVE NGA BUJANOCI NË FSHATIN E FËMIJËVE PESTALOZZI NË ZVICËRR – PJESËMARRJA NË PROGRAMIN E SHKËMBIMIT INTERKULTUROR

1. qershor 2018.

Në kuadër të projektit „Qyteti ynë, shkollat tona“ të cilin e realizon Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me organizatën partnere Grupi 484 përmes Fondacionit të Fëmijëve Pestalozzi, grupa pre 40 nxënësve ka qëndruar në Trogen, në Fshatin e Fëmijëve në Zvicërr.

Nxënësit nga 6 shkolla nga territori i komunës së Bujanocit kanë pasur mundësinë që në periudhën prej 8 deri 24 majit, të marrin pjesë në programin e shkëmbimit interkulturor dhe në mënyrë aktive të marrin pjesë në punëtoritë edukative sëbashku me moshatarët e tyre nga Zvicrra. Shkollat e përfshira në këtë program janë SHMP „Sveti Sava“, SHF „Naim Frashëri“, SHF „Branko Radiçeviq“, SHF „Ali Bektashi“ në Nasalcë dhe SHF „Vuk S.Karaxhiq“ në Levosojë.

Temat të cilat janë shtjelluar në këtë program janë: arsimimi interkulturor, mirëkuptimi i diversitetit, të drejtat e fëmijëve, temat mbi stereotipet dhe paragjykimet etj.

Fëmijët me sukses kanë prezantuar dhe demostruar aftësitë e tyre, kanë ndarë përvojat dhe mendimet me nxënësit tjerë nga shkëmbimi interkulturor në Fshatin e Fëmijë Pestalozzi. Gjatë dy javëve, përmes punëtorive, fëmijët kanë arrituar dituri dhe aftësi të reja, të cilat do t’i transferojnë moshatarëve të tyre.

Përveç objekteve, fëmiët kanë vizituar edhe shumë vende në Zvicërr dhe Austri, duke vizituar shumë objekte historike dhe kulturore.

Në fund të trajnimit, është organizuar ndarja solemne e çertifikatave mbi pjesëmarrjen në këtë program të shkëmbimit interkulturor për të gjithë pjesëmarrësit e trajnimit, duke përfshirë edhe gjashtë supervizor të cilët kanë ndihmuar në realizimin e këtij programi të rëndësishëm të shkëmbimit interkulturor.

Gjatë qëndrimit në Zvicërr, fëmijët kanë marrë detyrë që në ditët e ardhshme t’i transferojnë dituritë dhe përvojat në publik apo në shkollat e tyre moshatarëve të tyre përmes aktiviteteve arsimore dhe kulturore.

Të gjithë pjesëmarrësit kanë qenë shumë të gëzuar që kanë pasur mundësi që të kalojnë këtë përvoj për të cilën janë të sigurt që do t’i shërbejë në krijimin e karierës dhe personalitetit në të ardhmen.

Burimi: Trupi Koordinues