Arkiva e lajmeve
                   

QENDRA ROME NDIHMON NËNAT DHE FËMIJËT E EMIGRANTËVE

24. korrik 2015.

Vrajë – Qendra Rome për Demokraci në Vrajë sot ka hapur pikë për mbledhjen e ndihmave për nënat dhe fëmijët e emigrantëve të cilët përkohëshisht ndodhen në Preshevë dhe Bujanoc.

Gjatë aksionit humanitar shtatë ditor, aktivistët e Qendrës Kulturore Rome do të mbledhin nga sipërmarrjet private dhe njerëzit e vullnetit të mirë, rroba për foshnje dhe fëmijë, lodra, rroba për gra dhe sende tjera të nevojshme për higjienë. Përpos ushqimit, veshjes dhe mbathjes, foshnjave të emigrantëve iu janë të nevojshme edhe faculetat e lagura.

Fondi Urgjent i Grave, Koalicioni për Transparencë dhe Qendra Kulturore Rome kanë siguruar 150.000 dinarë për blerjen e paisjeve për nënat dhe foshnjet e sapolindura të cilat kalojnë kufirin maqedono-serb.

Në Preshevë dhe Bujanoc çdo ditë nga organizata e Kryqit Kuq kërkojnë ndihmë rreth 1.000 persona nga afrika dhe vendet e lindjes së afërt.

Burimi: Blic dhe Trupi Koordinues