Arkiva e lajmeve
                   

QË NGA KORRIKU 80 QEN ENDACAK JANË STERILIZUAR NË BUJANOC

13. shtator 2021.

Bujanoc - Beograd -  Që nga lidhja e kontratës me Komunën e Bujanocit, në korrik të këtij viti, Stacioni Veterinarik ka sterilizuar 80 qen endacak. Aksioni i ri do të jetë kur e kërkon vetëqeverisja lokale.

Kryeshefi i Drejtoratit për punë të e  inspeksionit   Metin Ramizi, thotë se kapja e qenve endacak është organizuar kohët e fundit dhe ai nuk mund të specifikojë kur ekipet e Stacionit Veterinarik do të dalin përsëri në rrugë.

“Пријава грађана о псима луталицама има и када сакупимо довољан број, поднећемо захтев Ветеринарској станици”, каже Рамизи.

“Ka ankesa nga qytetarët për qentë endacak, dhe kur të mbledhim një numër të mjaftueshëm ne do të dorëzojmë një kërkesë në Stacionin Veterinarik”, tha Ramizi.

Миодраг Милковић, директор Ветеринарске станице, поновио је да су они само извршиоци, те да акције заказују и контролишу надлежни у локалној самоуправи.

Miodrag Millkoviq, drejtor i Stacionit Veterinarik përsëriti se ata janë vetëm ekzekutues, dhe se veprimet janë planifikuar dhe kontrolluar nga autoritetet në vetëqeverisjen lokale.

Kontrata në mes të Komunës dhe Stacionit Veterinarik në Bujanoc është me vlerë 1 milion dinarë dhe parasheh trajtimin e 145 qenve.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues